Kisha Ortodokse SHQIPTARE regjistron besimtarët ortodoks, sa janë në të vërtetë

Publikuar më 26.12.2012 | 11:32

Kisha Ortodokse ka nisur të numërojë vetë besimtarët e saj, pikërisht në ditën e Krishtlindjeve, pasi ka kundërshtuar censusin e realizuar nga INSTAT një vit më parë, për shkak se sipas tyre i nxjerr ortodoksët në një numër më të ulët nga sa janë realisht.

Edhe pse dje ishte ditë Krishtlindjesh Kisha Ortodokse në hyrje të kishave ortodokse ishin vendosur edhe disa formularë, që duhej të plotësoheshin nga ata persona që merrnin pjesë në meshë. Në formular kërkohej të deklarohej besimi fetar, identiteti si dhe nëse janë regjistruar nga censusi i qeverisë apo jo.

Në anketë kërkohej emri, mbiemri, numri i telefonit, adresa e personit. Ajo përmbante gjithashtu dy pyetje. Në të parën besimtarëve u kërkohet të përgjigjen me po ose jo nëse janë pyetur nga regjistruesit e censusit. Ndërkohë që në pyetjen e dytë të anketuarit duhet të përgjigjen nëse janë pyetur për besimin fetar. Në fund çdo person duhet të hedhë firmën. Duket se Kisha ka zgjedhur këtë mënyrë regjistrimi për të dëshmuar numrin real të ortodoksëve, pas kundërshtimit të rezultateve të censusit të popullsisë, bërë publik nga qeveria shqiptare që dha shifrën 6.7% të ortodoksëve në vendin tonë.

/Shekulli Online/ E.L/

This entry was posted in Uncategorized. Bookmark the permalink.

1 Response to Kisha Ortodokse SHQIPTARE regjistron besimtarët ortodoks, sa janë në të vërtetë

  1. Pingback: Kisha Ortodokse SHQIPTARE regjistron besimtarët ortodoks, sa janë në të vërtetë « EuroEmigrant

Leave a comment